Aleati i Bashës: I kam fqinj Avdylajt, janë familje e ndershme

AKTUALITET


Ndërsa skena politike dhe mediatike u ndez të mërkurën nga publikimi i telefonatave të përgjuara mes Astrit Avdulajt dhe drejtues të lartë të PS-së së Durrësit dhe Shijakut, mediat kanë rikthyer në vëmendje deklaratën e bërë nga aleati i Bashës, Agron Duka.

Në një intervistë për Report Tv disa muaj më parë, Agron Duka ka deklaruar se familja Avdulaj është e ndershme dhe se paratë i kanë siguruar nga puna në emigracion.


 “Unë vetë jam shijakas dhe familjen Avdylaj i kam pasur fqinjë.  Ata me origjinë janë çamë. Kanë punuar për vite në Gjermani.  Flamuri, Flamur Avdyli ka punuar për vite me radhë në Gjermani.

Ka atë hotelin në Durrës, por ata kanë punuar për mua si njerëz të ndershëm në emigracion”, tha Duka, në tetor të vitit të kaluar.

Të mërkurën gazeta gjermane Bild publikoi biseda telefonike të përgjuara të Astrit Avdylaj që konsiderohet si anëtar i bandës së Shijakut.




Skip to toolbar