50-vjeçarja përplas me makinë policin

AKTUALITET


Një punonjës policie në Lushnjë ka mbetur i plagosur për shkak të një aksidenti, kur është përplasur nga një makinë, e cila drejtohej nga një grua.

Burimet policore thanë se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e gjimnazit “18 tetori”, ndërsa punonjësi i policisë Qani Çela, ka qenë duke kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin. Çela ka qenë jashtë orarit të punës në momentin e aksidentit.

Ai u përplas nga një mjet tip “Toyota” e cila drejtohej nga një femër. Sipas të dhënave, Çela u përplas në xhamin e parë makinës dhe në pasqyrën nga ana e pasagjerit. Polici është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas kësaj ngjarje, punonjësi i policisë është dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet mbi këtë rast. Sipas policisë, gruaja 50-vjeçare, e cila shkaktoi aksidentin është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Lushnjës.



Skip to toolbar