6 aplikacione të rrezikshme për telefonin, që duhet t’i zhdukni sa më parë

TEKNOLOGJI


Smartphone-t, aplikacionet dhe lojërat e shumta janë pjesë e jetës tonë duke na e lehtësuar atë, por që mbartin me vete rreziqe të shumta. Nga krijimi i varësisë ndaj tyre, pakënaqësia me realitetin e deri te vjedhja e të dhënave personale, janë disa prej “efekteve anësore”. Publikimi dhe vjedhja e të dhënave personale është një çështje mjaft delikate që ka prekur të gjithë botën, ku akuzat hidhen pa pushim si ndaj qeverive edhe ndaj kompanive të mëdha të rrjeteve sociale. Në mënyrë që të jeni sa më të mbrojtur nga kjo, zbuloni 6 aplikacionet që është mirë t’i zhdukni sa më parë nga telefoni juaj.

1 – Lojërat falas. Në botën e sotme nuk ka asgjë falas. Përveçse do ju rëndojnë telefonin, ekziston mundësia t’ju vjedhin të dhëna.

2- Aplikacionet që i zgjasin jetën bateritë, apo e kërkojnë më shpejt telefonin. Asgjë nuk do ju ndihmojë, gjithçka bëhet për t’ju marrë të dhënat, ose për të nxjerrë reklama pa fund që ua konsumojnë më tepër baterinë.  

3 – Aplikacionet për të hakuar Wi-Fi: Po, është e mundur që wireless-i të hakohet, por para se të shkarkonin një aplikacion të tillë, mendojeni mirë pasi mund të jetë një mënyrë për të hakuar wireless-in në shtëpinë tuaj, e për rrjedhojë çdo aparaturë të lidhur me të.

4 – Aplikacionet që hapni muzikën të krijuar nga kompani të panjohura. Është mirë të përdorni atë që ka telefoni juaj dhe jo t’i shtoni të reja.

5 – Zbuluesit e lokacioneve. Aplikacione shumë të rëndësishme për të udhëtuar, por ju harxhojnë së tepërmi baterinë dhe marrin shumë të dhëna prej jush. Kështu që bëni kujdes me përdorimin e tyre.

6-Aplikacione që lidhen me privatësinë. Bëni shumë kujdes me aplikacionet që instaloni shumë prej tyre, kryesisht ato të rrjeteve sociale, kërkojnë që të kenë akses në çdo detaj të telefonit. Se pari teksa punojnë në (background) ju harxhojnë bateri, por edhe ju marrin të dhëna kështu mendojeni dy herë para se t’u jepni disa aksese.



Skip to toolbar