75 vjetori i zbarkimit të aleatëve në Normandi, Mbretëresha bën bashkë liderët botërorë

AKTUALITET


Mbretëresha Elisabeth përkujtoi të mërkurën heronjtë e D-Day, siç quhet ndryshe 75 vjetori i zbarkimit të aleatëve në Normandi dhe lufta kundër nazistëve.

Më shumë se 300 burra që mbijetuan në pushtimin e Francës në vitin 1944 ishin të ftuar nderi në aktivitetin e organizuar nga Mbretëresha e Britanisë.

Theresa May, Emmanuel Macron, Angela Merkel dhe Justin Trudeau ishin midis politikanëve që u mblodhën në Portsmouth – saktësisht 75 vjet pasi gjenerali i SHBA Dwight D. Eisenhower, Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Europë, dha urdhrin përfundimtar për të çliruar Francën e pushtuar nga Gjermania.

Më pas, Mbretëresha në fjalën e saj e cilësoi brezin e luftës, brezin e saj. “Shtatëdhjetë e pesë vjet më parë, qindra mijëra ushtarë të rinj, marinarë dhe avionë zbarkuan në këto brigje me kauzën e lirisë.

Shumë prej tyre nuk do të ktheheshin kurrë dhe heroizmi, guximi dhe sakrifica e atyre që humbën jetën kurrë nuk do të harrohet”, tha lartmadhëria e saj.



Skip to toolbar