Zaloshnja: 9 ditët e para të koronavirusit, Itali vs. Shqipëri

CORONAVIRUS


Përgatiti Eduard Zaloshnja

Një krahasim statistikor i situatës epidemike të shkaktuar nga koronavirusi i ri mes Italisë dhe Shqipërisë për 9 ditët e para nga rasti i parë i konfirmuar, mund të bazohet në dy tregues kryesore:
1- Numri i testimeve të kryera
2- Numri i rasteve të konfirmuara të infeksionit me Koronavirus


Ky krahasim ka vlerë të arsyeshme statistikore (jo absolute), sepse popullsia e komunave të prekura në 9 ditët e para në Itali është e krahasueshme me popullsinë e Shqipërisë.

Nga grafiku shoqërues, bie në sy se numri i testimeve në Itali ishte shumë i vogel në raport me rastet e konfirmuara. Gjë që tregon se testimet atje u bënë vetëm për rastet qartësisht të idenifikueshme. Në Shqiperi pati një numër të madh testesh në ditët e para, sepse pati dyshime për infektim të personelit të disa spitaleve rajonale.

Ndërsa numri i rasteve të konfirmuara mori një të përpjetë të frikshme në 9 ditët e para në komunat e prekura në Itali, ndërkohë që në Shqipëri kurba e rritjes është shumë e butë.




Skip to toolbar