9 kandidatë aplikojnë për vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese. Lista e emrave

Më të fundit


Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar online listën me 9 kandidatë që kanë dorëzuar aplikimin e tyre për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Kandidatët janë:


Arta Vorpsi; Avni Shehu; Elsa Toska; Fiona Papajorgji; Klodian Rado; Kostandin Kazanxhi; Mitat Dautaj; Ilir Mustafaj; Valbona Bala (Pajo).

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese prej disa muajsh është pothuajse jashtë funksionit për shkak se disa prej anëtarëve u përfundoi mandati ndërsa të tjerë ngelën në vetting.

Kushtetuta parashikon që radhët e gjykatës Kushtetuese të rifreskohen një herë në tre vjet me nga 3 anëtarë, me synimin e krijimit të vijimësisë dhe larmishmërisë. Sipas kushtetutës, tre anëtarë do të duhet të emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë.




Skip to toolbar