Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e çmimeve të shërbimit roaming. Lajmi është bërë i ditur nga Sekretarja Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu përmes një postimi në facebook.
Kjo do të thotë se kur të udhëtojmë në shtetet e rajonit bisedat tona telefonike do të na kushtojnë më pak. Pjesë e marrëveshjes janë shtete të tilla si: Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia.
Marrëveshja u nënshkrua sot në Beograd në Samitin e dytë Digjital që po zhvillohet atje, ndërsa reduktimi i tarifave pritet të nisin nga 1 korriku i këtij viti.