Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Vlora se ditën e dielë do të nisë vaksinimi për personalitetet e moshuara mbi 80 vjeç.
“Do shtrihet intensivisht në radhët e mjekëve dhe infermierëve. Dhe shumë shpejt të gjithë do jenë të vaksinuar. Do mbarojë shumë shpejt në shtëpitë e të moshuarve.
Të dielën do të vazhdojmë disa personalitet 80 e lart që do të vaksinohen për të filluar me këtë kategori dhe ndërkohë vazhdojmë përpjekjet për të siguruar vaksina në vijim. Brenda muajin mars do kemi 40 mijë doza e para të Pfizer”, tha Rama.