Video e dhunës, Rama: Barbari, pabesi, turp

Më të fundit


Video e dhunës në protestë ka sjellë dhe reagimin e kryeministrit Rama, i cili me një status të shkurtër në Facebook ka dënuar dhunën çnjerëzore të ushtruar ndaj babë e bir, teksa ata kishin dalë për të protestuar.

“Barbari, pabesi, turp”, ka deklaruar Rama në postimin e tij, teksa i referohet videos, ku protestuesit godasin me leva babë e bir.

Sipas djalit të dhunuar, Erion Çela, protestuesit mendonin se babai i tij ishte i infiltruar nga policia, duke qenë se ai ka qenë truprojë e Sali Berishës. “Pasi dëgjova emrin e babait tim, pashë që po e godisnin me levë në kokë, mua më kanë goditur me patericë në kokë dhe me grushte e shqelma”, deklaroi Çela gjatë një interviste për mediat vizive.

BARBARI PABESI TURP https://youtu.be/hr_PoBhs5N0

Gepostet von Edi Rama am Montag, 3. Juni 2019


Skip to toolbar