Video që nxjerr blof Berishën, Lleshaj: Duhet përgjigje publike

AKTUALITET


Pas publikimit të videos nga realstory.al për dhunën e ushtruar ndaj babë e bir në protestën e opozitës ditën e shtunë, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, duke kërkuar përgjigje publike nga ish-kreu i PD, Sali Berisha, i cili publikoi në Facebook fotot e dy protestuesve të plagosur në kokë, duke akuzuar shtetin dhe policinë për plagosjen e tyre me qytë revolveri.

“Nga frymëzuesit dhe ekzekutuesit e dhunës së mbrëmshme, tashmë duhet një përgjigje publike për insinuatën e akuzave monstruoze kundër policisë, që rezultuan në një blof të turpshëm, të ngjashëm me atë të “çadrave pistoletë” të 2011-ës”, deklaroi ministri Lleshaj në Twitter.





Skip to toolbar