Pas krizës që ka krijuar në Shqipëri, Basha kërkon investitorë në Berlin

AKTUALITET


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Berlin është takuar me përfaqësues të Fondacionit Konrad Adenauer si dhe me presidentin e Këshillit Ekonomik Gjerman. Vetë kreu i PD-së, ka postuar në facebook qëllimin e këtyre takimeve ku theksi bie tek thithja e investitorëve gjermanë dhe rritja e punësimit në Shqipëri.

Basha i ka njohur përfaqësuesit e bizneseve gjermane me planin ekonomik të PD-së.

“Dialogu i Nivelit të Lartë që po zhvillon punimet ne Berlin organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Gjerman ishte një mundësi e rrallë për të bashkëbiseduar me një nga personalitetet më autoritative për industrinë dhe biznesin gjerman, Presidentin e Këshillit Ekonomik Gjerman, Prof. Dr. Kurt J. LAUK dhe me drejtuesit më të lartë të kompanive dhe bankave të rëndesishme gjermane si SIEMENS, ING, BMË dhe korporata të tjera.

Pata mundësinë të njoh sipërmarrës dhe liderë të ekonomisë dhe financave të Gjermanisë me planin ekonomik të Partisë Demokratike hartuar me ndihmën e ekspertëve të CDU-së, në veçanti me masat për përmirësimin e klimës për investime të huaja, funksionimin e shtetit ligjor, sigurinë juridike, taksën e sheshtë dhe luftën kundër korrupsionit”, shkruan Basha, i cili thotë se PD synon thithjen e investimeve gjermane.

“Thithja e investimeve gjermane dhe bashkëpunimi për trajnimin e të rinjve për ti përgatitur për tregun e punës në Shqipëri, Gjermani a vende të tjera të Bashkimit Europian janë objektivi ynë prioritar. Sot biznesi shqiptar dhe investitorët e huaj kanë nevojë për shtet ligjor, sisteme funksionale, konkurencë të ndershme dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit. Unë dhe Partia Demokratike nuk do të ndalemi derisa ti bejmë realitet keto.

Arsimi, shëndetësia, bujqësia, turizmi dhe teknologjia e informacionit janë ndër prioritetet kryesore të cilat kërkojnë vizion dhe mbështetje financiare për ti nxjerrë nga gjendja e mjeruar ku ndodhen sot. Ne do të bëjmë gjithcka në këtë drejtim, duke bashkëpunuar dhe u mbështetur tek përvoja shumë e suksesshme e Gjermanisë. Në vecanti u ndala dhe tek projektet infrastrukturore, rrugore dhe portuale të parashikuara në planin tonë dhe që synojnë shkurtimin e distancave dhe rritje të shkembimeve tregtare mes vendeve të rajonit dhe me ato të Bashkimit Europian.

Ne do të bëjmë gjithçka që Shqipëria të rifitojë kohën e humbur e të kthehet në qendër të investimeve rajonale të kompanive prestigjoze gjermane dhe jo vetëm, çka do të sjellë punësim dhe zhvillim ekonomik për qytetarët tanë”, shkruan Basha në facebook.

Të gjitha këto takime vijnë në një kohë kur PD është larguar nga parlamenti dhe prej disa muajsh ka nisur një valë protestash në vend duke krijuar një krizë politike që ndikon edhe në fushën e turizmit dhe ekonomisë.

Dialogu i Nivelit të Lartë që po zhvillon punimet ne Berlin organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me…

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 4. Juni 2019


Skip to toolbar