Incidenti mes protestuesve/ Njëri kërkoi dialog, por ndërhynë të tjerët

#NËRADAR


Një incident është regjistruar gjatë ditës së 13-të të protestës para Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një prej protestuesve është përfshirë në një përplasje me pjesëmarrësit e tjerë të tubimit.

Sipas pamjeve të siguruara nga ABC News, një protestues duket se ka pranuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, veprim që ka shkatuar reagimin e protestuesve të tjerë të pranishëm në boulevard.

Në pamje shihet se rreth protestuesit mblidhen një grup personash, të cilët e qëllojnë duke e shtrirë në tokë.

Pas tensionit mes protestuesve, ndërhyjnë efektivët e policisë, duke larguar të dhunuarin nga grumbullimi.

Incidenti vjen në ditën e 13-të të protestës, në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij për dialog me protestuesit. Megjithatë, kjo kërkesë duket se nuk është pritur njësoj nga pjesëmarrësit në tubim, duke sjell edhe përplasje mes tyre.



Skip to toolbar