Studimi më i fundit: Ja çfarë mund të shkaktojë përzierja e vaksinave anti-COVID

BOTA


Sipas një studimi, të rriturit kanë më shumë mundësi të raportojnë efekte të lehta anësore pas përzierjes së dozave të vaksinave kundër koronavirusit, të kompanive AstraZeneca dhe Pfizer.

Ethe, dhimbje koke dhe dhimbje muskujsh janë raportuar më shpesh kur vaksinat e ndryshme janë kombinuar.

Reaksionet e rënda kanë qenë shumë të shkurtra.

“Gjetjet janë intriguese dhe jo diçka që kemi qenë duke pritur”, ka thënë profesori Matthew Snape nga Grupi për Vaksina, raporton BBC.

Studimi filloi në muajin shkurt për të parë nëse doza e dytë, e marrë nga një prodhues tjetër nga ajo e para, mund të ofrojë imunitet afatgjatë, mbrojtje më të mirë kundër varianteve të reja, apo vetëm do t’iu mundësojë klinikave të vazhdojnë procesin e vaksinimit pa pengesa.

Provincat kanadeze, Ontario dhe Kuebek kanë thënë se planifikojnë përzierjen e dozave të vaksinave në të ardhmen, pas rritjes së pasigurisë për sigurim të vaksinave të AstraZenecas dhe shqetësimeve për trashje të rralla gjaku.

Studimi i kryer nga Universiteti i Oksfodit, ka rekrutuar 850 vullnetarë të moshave mbi 50-vjeçare. Rezultatet e para pritet të publikohen në muajin qershor.

Të dhënat paraprake janë publikuar në një punim kërkimor në revistën shkencore Lancet.



Skip to toolbar