Veliaj: Opozita u largua se nuk kishte shans të fitonte

AKTUALITET


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë nr.2. ku është ndalur për të bërë një rezyme të punëve të tij përgjatë këtyre katër viteve. Nga shkolla “Kosova” Veliaj ftoi qytetarët ta votojnë më 30 qershor për të vijuar me projektet transformuese të qytetit.

Gjatë fjalës së tij Veliaj foli edhe për largimin e opozitës nga zgjedhjet duke djegur mandatet. “Largimi i opozitës është frika nga gara, pasi nuk ka asnjë shans për të fituar në Tiranën që transformohet çdo ditë nga socialistët. Ndryshe nga ta, ne nuk i gjuajmë me vezë dhe as me bojë kundërshtarët, sepse nuk i konsiderojmë armiq.” theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku sqaroi edhe pse në bluzën e tij mban nr. 2 ndryshe nga ajo e kryeministrit Rama me nr. 30 duke e lidhur atë me mandatin e tij dhe numrin rendor në fletën e votimit. “Unë po kandidoj për një mandat të dytë në Tiranë dhe janë kandidati i dytë në listën për Bashkinë e Tiranë.” tha Veliaj, i cili i uroi kundërshtarit të tij Arben Skënderi i partisë Bindja Demokratike një fushatë të mbarë dhe qytetare.



Skip to toolbar