Kosovë, nis fushata elektorale

25 shtatori ka startuar zyrtarisht hapjen e fushatës elektorale në Kosovës, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Edhe pse fushata ka nisur më herët nga partitë politike, sipas ligjit ato kanë në dispozicion 10 ditë për të prezantuar para qytetarëve kosovarë programet e tyre elektorale.

Në zgjedhje janë regjistruar 25 subjekte politike, ku 4 prej tyre janë koalicione. Në zgjedhjet e 6 tetorit  kandidojnë 1070 kandidatë për 120 vendet e parlamentit të Kosovës, ndërsa në listat e zgjedhësve rezultojnë 1 milionë e 900 mijë qytetarë me të drejtë vote.

Bashkimi Evropian ka vendosur e një misioni prej rreh 100 vëzhguesve për zgjedhjet e 6 tetorit. Ndërsa policia e Kosovës ka marrë një plan masash për të siguruar një proces te qetë zgjedhor.

“Kërkojmë nga të gjithë bashkëpunim dhe të ketë raportim të rasteve eventuale që mund të paraqiten si gjatë fushatës ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve. Policia është e gatshme t’u përgjigjet gjitha situatave dhe e gatshme që të bashkëpunoj me gjithë aktorët e përfshirë në procesin zgjedhor” thuhet në deklaratën e policisë së Kosovës.

Braçe fton të pakënaqurit të votojnë: Do lexojmë edhe votat kundër

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka vijuar fushatën elektorale në zonën e Divjakës duke u bërë thirrje të gjithë banorëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Braçe thekson se nuk ka rëndësi nëse do vota është pro qeverisë apo kundër saj, i rëndësishme është votimi, pasi partia socialiste do të lexojë çdo votë të hedhur pro dhe kundër saj.

“Kundërshtarët politik nuk kanë fare rëndësi, i rëndësishëm është populli dhe besimi i tyre. Kush është i kënaqur me ne te votoje pro, kush është i pakënaqur të vijë e të votojë kundër. Ne do lexojmë votën e gjithkujt!” -shkruan Braçe

Zëvendëskryeministri foli edhe për projektet infrastrukturore, ndërtimin e çerdheve , kopshteve, rrugëve dhe zhvillimin e bujqësisë për Bashkinë Divjakë.

Veliaj: Opozita u largua se nuk kishte shans të fitonte

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë nr.2. ku është ndalur për të bërë një rezyme të punëve të tij përgjatë këtyre katër viteve. Nga shkolla “Kosova” Veliaj ftoi qytetarët ta votojnë më 30 qershor për të vijuar me projektet transformuese të qytetit.

Gjatë fjalës së tij Veliaj foli edhe për largimin e opozitës nga zgjedhjet duke djegur mandatet. “Largimi i opozitës është frika nga gara, pasi nuk ka asnjë shans për të fituar në Tiranën që transformohet çdo ditë nga socialistët. Ndryshe nga ta, ne nuk i gjuajmë me vezë dhe as me bojë kundërshtarët, sepse nuk i konsiderojmë armiq.” theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku sqaroi edhe pse në bluzën e tij mban nr. 2 ndryshe nga ajo e kryeministrit Rama me nr. 30 duke e lidhur atë me mandatin e tij dhe numrin rendor në fletën e votimit. “Unë po kandidoj për një mandat të dytë në Tiranë dhe janë kandidati i dytë në listën për Bashkinë e Tiranë.” tha Veliaj, i cili i uroi kundërshtarit të tij Arben Skënderi i partisë Bindja Demokratike një fushatë të mbarë dhe qytetare.

Maratona e 30 qershorit, Rama e nis me qytetin e Lezhës

Nën sloganin “Bashkia që duam’ kryeministri Rama do të nis sot turin, ose maratonën e 30 qershorit siç e quan ai ndryshe, në qytetin e Lezhës. Ditën e shtunë kryeministri Rama bëri hapjen zyrtare të fushatës elektorale ndërsa më 2 qershor do të vendoset në Lezhë, ku së bashku me kandidatin e PS për bashkinë e qytetit, Pjerin Nderu do të zhvillojnë një takim me qytetarët dhe të prezantojnë programet e tyre.

“Sot 18:00 fushata e 30 qershorit vijon me Lezhën, të cilës bashkë me Pjerinin do t’i japim një hov të ri me rrugën e re turistike Shëngjin/Velipojë e hapjen e një kapitulli të ri zhvillimi turistik e rural për ta vënë atë dhuratë të natyrës në funksion të ekonomisë e punësimit” shkruan Rama në Twitter.

Ndërkohë që Partia Socialiste ka nisu fushatën zgjedhore, opozita e vetëpërjashtuar nga Parlamenti vijon protestat për mosmbajtjen e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ajo do të protestojë sërish sot në Tiranë për të kërkuar largimin e kryeministrit Rama.

“Ndeshja” pa kundërshtarë, por Rama publikon uniformën

Me një postim në Facebook, kryeministri Rama ka publikuar një fanellë në ngjyrë vjollcë me shkrimin PS 30 që me shumë mundësi pritet të jetë “uniforma” e socialistëve gjatë fushatës zgjedhore.

Kryeministri Rama ka vendosur që fushata të çelet në Tiranë më 1 qershor në ambientet e Parkut Olimpik në orën 17:00.

Partia Socialiste është e vendosur të respektojë Kushtetutën dhe të futet në zgjedhjet e 30 qershorit, pavarësisht vendimit të opozitës për t’i bojkotuar ato.

Si ju duket?😉

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 29. Mai 2019

PS çel fushatën në “shtëpinë” e Veliajt

Partia Socialiste ka zgjedhur “shtëpinë” e Veliajt për të nisur zyrtarisht fushatën elektorale më 1 Qershor. Pas shtyrjes me një ditë të çeljes së fushatës, PS ka zbuluar edhe vendin se ku do të bëhet tubimi hapës.

Nga burime pranë selisë rozë mësohet se çelja e fushatës do të bëhet në Parkun Olimpik, një investim i premtuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili është realizuar gjatë këtij mandati dhe vlerësuar së fundmi edhe ndërkombëtarisht. Sipas të dhënave, për takimin hapës të fushatës janë njoftuar të gjithë kandidatët për kryetar bashkie dhe të gjithë kandidatët për këshilltarë.  

Takimi hapës do të organizohet ditën e shtunë, 1 qershor, në orën 17.00. Fillimisht ishte njoftuar se fushata do të hapej më 31 maj, por opozita kishte njoftuar se protestën e radhës do ta mbante po atë ditë. Pas këtij vendimi të opozitës, vetë kryeministri Rama njoftoi se çelja zyrtare e fushatës do të shtyhej me një ditë dhe do të organizohej më 1 qershor. Pasi Partia Socialiste ka vendosur që të hapë zyrtarisht fushatën më 1 qershor, edhe Partia Demokratike ka zgjedhur të ndryshojë datën e protestës së radhës, duke caktuar 2 qershorin si ditën kur do të zhvillohet protesta e shtatë kombëtare. Sipas opozitës, shkaku i shtyrjes së kësaj proteste është se data 31 maj është vendosur si Nata e Kadrit nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.

Tashmë, Partia Socialiste duket se ka vendosur përfundimisht, jo vetëm datën dhe orën, por edhe vendin se ku do të realizohet takimi hapës i fushatës. Parku Olimpik është një kompleks modern, i cili në muajin prill të këtij viti u vlerësua me çmimin e Arkitekturës Publike Komerciale për Evropën Juglindore.

Vendoset data e protestës së ardhshme, socialistët nisin fushatën, opozita vendoset në shesh

Partia Demokratike ka vendosur datën që do të mbajë protestën e ardhshme. 31 maji do të jetë protesta e shtatë kombëtare që opozita e bashkuar do të zhvillojë, që përkon me datën zyrtare të nisjes së fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste.

Fushata zgjedhore nis një muaj para zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 30 qershor, datë që opozita e ka kundërshtuar me forcë dhe nuk do të lejojë që zgjedhjet të zhvillhen.

Skip to toolbar