Fiskalizimi për faturat mes bizneseve nis në 1 Korrik, Denaj: Deri në fund të vitit nuk vendosim gjoba!

EKONOMI


Bizneset do të duhet të përdorin prej datës 1 Korrik sistemin e ri të fiskalizimit për faturat që lëshojnë me njëri-tjetrin, duke mundësuar raportimin e shitjeve në kohë reale me sistemin e tatimeve.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, tha se nuk do të ketë shtyrje të zbatimit të fiskalizimit dhe se çdo faturë biznes me biznes duhet të bëhet përmes kësaj platforme.


Denaj premtoi se për një periudhë tranzitore prove deri më 1 Janar të vitit të ardhshëm nuk do të aplikohen gjoba.

“Jemi të angazhuar për rritjen e efektivitetit të këtij procesi duke e bërë atë sa më të thjeshtë për biznesin. Nga ana tjetër qasja jonë nuk është penalizuese, por mbështetëse. Deri në janar të vitit që vjen në një periudhë tranzitore nuk do të vendosim gjoba”.

Bizneset mund të përdorin pa pagesë sistemin SELF CARE të tatimeve me qëllim lëshimin e faturave elektronike përpara se ligji të bëhet detyrues.

“Sistemi Self Care është pa pagesë dhe mund të shërbejë tani si ndihmë për biznesin”.

Janë në total 4500 subjekte që janë fiskalizuar deri më sot ndërsa nga 1 Janari kur ka nisur detyrimi për të përdorur këtë sistem mes institucioneve dhe biznesit janë lëshuar mbi 2.000.000 fatura të fiskalizuara.




Skip to toolbar