Dhunuan për vdekje të riun dhe e hodhën në rezervuar, identifikohen autorët e krimit makabër në Korçë

AKTUALITET


Policia e Korçës ka identifikuar autorin e vrasjes makabre të 25-vjeçarit Fridman Xhaferraj, i cili dyshohet se është dhunuar për vdekje dhe më pas është hedhur në rezervuarin e Gjançit.

Autori i vrasjes së të riut është shtetasi Lulëzim Spahija, si dhe një 26-vjeçar me inicialet K. B. Të dy këta persona nga Lushnja janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se janë autorët e vrasjes kriminale të të riut, që nga ana e tij ishte një person me precedentë penalë.

Trupi i viktimës ishte nxjerrë në sipërfaqe të ujit me duar të lidhura, ndërsa kishte shenja dhune në kokë e trup.



Skip to toolbar