Cristiano Ronaldo tërbon UEFA-n me gjestin e tij

Më të fundit


Cristiano Ronaldo nuk ishte në gjendje të kënaqte sponsorët gjatë një konference për shtyp, ku i largoi dy shishet e Coca-Cola-s që i kishin vënë përpara.

Kompania është një sponsor zyrtar i turneut dhe e kishte produktin të ekspozuar gjatë konferencës për shtyp, por futbollisti portugez nuk mundte dot as t’i shikonte shishet dhe i largoi me shpejtësi.

Menjëherë ai mori në duar një shishe ujë dhe bërtiti: “Pi ujë!”

36-vjeçari është jashtëzakonisht strikt në lidhje me dietën e tij dhe regjimin e fitnesit, kështu që nuk është për t’u habitur që ai dukej i ofenduar vetëm duke i parë pijet e gazuara.



Skip to toolbar