Maqedonia e Veriut regjistron 5 raste me Delta, Ministri: Vaksinimi i vetmi shpëtim

CORONAVIRUS


Si gjithë bota edhe Maqedonia e Veriut rrezikohet seriozisht nga varianti Delta i Covid-19. 5 raste të reja ka pasur së fundmi në shtetin fqinj, 3 në Shkup dhe 2 në Kumanovë dhe Tetovë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe  u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen pasi sipas tij është i vetmi shpëtim ndaj varianteve të reja.

“3 në Shkup dhe nga një në Kumanovë dhe Tetovë. Nga gjithsej 8 të analizuara, kjo nuk është diçka ekskluzive. Për të gjitha llojet dhe mutacionet e virusit vaksina është shpëtimi i vetëm dhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo është mënyra se si mund t’i japim fund pandemisë”,- tha ministri Filipçe.



Skip to toolbar