Arrestimi në detyrë i Hysenit/ “Detajet e dosjes, SPAK po bën një gjyq publik”, Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku

Më të fundit


Albatros Rexhaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi publikimin në media të detajeve nga hetimet e SPAK, duke e cilësuar këtë praktikë problematike.

Rexhaj tha se sekreti hetimor duhet të ruhet deri në momentin kur palët e treta njoftohen zyrtarisht nga SPAK. Sipas tij, publikimi i detajeve të ndryshme mund të krijojë perceptimin e një “gjyqi publik”, përmes të cilit tentohet të bindet opinioni për fajësinë e personave nën hetim.

“Fakti që detaje të ndryshme dalin në media për mua është problematik. Sepse po bën edhe një gjyq ku dëshiron që njerëzit të binden që janë fajtorë”, u shpreh Rexhaj.

Ai u ndal edhe te publikimi i detajeve personale që lidhen me personat e përfshirë në dosje.

“Çfarë fitojmë ne nëse kuptojmë që Vlora dhe Ergysi mund të jenë dashnorë? Fakti që ka raport personal nuk nënkupton që ka dhënë informacione. Nëse SPAK nuk i nxjerr në media që ka dhënë detaje, atëherë të mos nxjerrë edhe detaje personale”, tha Albatros Rexhaj.



Skip to toolbar