Në makinë me kokainë, 5 të arrestuar në Lezhë

AKTUALITET


Qarkullonin me automjet me lëndë narkotike me vete për ta shitur, kapen dhe vihen në pranga 5 presona. Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Altin Biçaku dhe pasagjerë shtetasit Fatmir Suti, Ervistjan Gjergji, Bongjov Korriku dhe Arsid Stojani është gjetur një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje dhe një peshore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 5 aparate celular.

Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve të sipërcituar, të cilët u ndaluan në fshatin Tale.

Gjatë kryerjes veprimeve hetimore në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, shtetasi Fatmir Suti ka tentuar të largohet duke u hedhur nga dritarja, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë, pa probleme për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.



Skip to toolbar