Emisioni i mëngjesit në televizionin kryesor afgan TOLO TV ka rifilluar transmetimin, me një prezantuese femër, sipas një ekzekutivi të kompanisë.
Saad Mohseni, drejtor i MOBY Group i cili operon me kanalin TOLO, postoi lajmin në mediat sociale të enjten.
Ka pasur shqetësime se talebanët do të kufizojnë pjesëmarrjen publike të grave. Në të kaluarën, talebanët e kanë etiketuar TV TOLO një rrjet propagandistik.