Është ndarë nga jeta sot në mëngjes Ylli Mihali, fizioterapisti i Kombëtares shqiptare që për ditë me radhë luftoi me Covid-19.
I intubuar prej ditësh në spital, Mihali nuk ia doli të fitonte betejën më të rëndësishme në jetë, duke tronditur botën e sportit në Shqipëri.
Mihali ishte pjesë e Kombëtares shqiptare si fizioterapist për 30 vite, duke ndihmuar me gjendjen fizike qindra lojtarë. Për këtë, në ndeshjen kundër San Marinos të fituar nga Shqipëria 5-0, lojtarët kuqezi i dedikuan një mesazh special. Newsport.al i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve.
