Opozita braktis Kuvendin, Basha ‘përplaset’ me Nikollën: Turp të të vijë!

Më të fundit


Ka nisur me incidente seanca e sotme plenare në Kuvend. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe deputetët e tjerë të PD, kanë bojkotuar seancën plenare të Kuvendit.

Pak minuta pas nisjes së seancës, Basha dhe deputetët demokratë, përfshirë dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, kanë lënë sallën e Kuvendit.

Në seancën e sotme ishte parashikuar miratimi i kryetarëve të komisioneve dhe anëtarëve të Byrosë së Kuvendit. LSI-ja përmes deputetit Petrit Vasili kërkoi më shumë kohë për pozicionim e katër deputetëve të forcës së tij në Komisionet Parlamentare.

Kryetari i grupit të PD-së Alfred Rrushaj i kërkoi kryetares së Kuvendit pak minuta pushim që të diskutonin me përfaqësuesit e LSI-së, por Taulant Balla propozoi që sot të miratoheshin vetëm drejtuesit e komisioneve dhe anëtarët në seancën tjetër.

Propozimi u miratua vetëm me votat e shumicës socialiste duke shkaktuar reagimin e fortë të Lulzim Bashës që akuzoi Lindita Nikollën se shkeli rregulloren që në seancën e parë që drejtoi parlamentin.

“Turp të të vijë”, Basha i eshte drejtuar Nikollës.



Skip to toolbar