Serbia reagon pas deklaratës së Ramës në OKB për Kosovën, Brnabic: Deklarata të tilla s’janë të mira

KOSOVA


Serbia është indinjuar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e OKB ku shpreh ndër të tjera se: kjo Asamble e madhe nuk do të jetë e plotë pa një prej shteteve të rajonit tonë, Republikën e Kosovës.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama duke thënë se deklarata të tilla s’janë të mira dhe se nuk ndihmojnë në sigurinë e Rajonit.

Ajo gjithashtu theksoi se kishte marrë një përgjigje nga Sekretari Gjeneral i OKB-së, Antonio Guterres teksa thotë: Përgjigja më e mirë është dhënë nga Sekretari Gjeneral i OKB-së, Antonio Guterres, në fjalinë e parë që ma tha mua se Kosova nuk është shtet për ne. Kjo është përgjigja më e mirë diplomatike”, ka thënë Brnabic.



Skip to toolbar