Certifikata shëndetësore COVID-19, nga sot, është bërë e detyrueshme për të gjithë punëtorët në Itali.
Me këtë certifikatë, të gjithë atyre u kërkohet të dëshmojnë se janë vaksinuar kundër sëmundjes, janë shëruar nga infeksioni, ose kanë rezultuar negativë ndaj tij.
Më shumë se 85% e italianëve të moshës mbi 12 vjeç kanë marrë së paku një dozë të vaksinës anti-COVID, por rreth tre milionë punëtorë vlerësohet se janë ende të pavaksinuar.
Vendimi për ta bërë certifikatën të detyrueshme është një nga masat më të ashpra në botë kundër sëmundjes COVID-19.
Një punëtor pa të rrezikon të pezullohet nga puna pa pagesë dhe mund të gjobitet deri në 1,500 euro.
Italia e blinduar, protesta në disa zzona. Në garnizonin e Triestes të dokëve protestojnë kundër certifikatës së gjelbër dhe gjithashtu refuzojnë tamponat falas. Presidenti i Friuli Venezia Giulia, Massimiliano Fedriga, specifikoi: “Porti funksionon”.
“Greva nuk është e autorizuar, pjesëmarrja është krim”, nënvizoi Autoriteti i Garancisë.
Për promovuesit, mobilizimi është legjitim. Në Romë, nga ana tjetër, ata kundër vaksinave janë kthyer në shesh.
Sipas një sondazhi të kryer nga qendra Ipsos, dy të tretat e italianëve konsiderojnë se certifikata e tillë është e nevojshme.
Megjithatë, kundërshtarët kanë organizuar protesta në Romë, më 9 tetor, ndërsa tubime të tjera priten edhe gjatë ditës së sotme.
Italia e ka bërë të detyrueshme certifikatën për mësuesit dhe punonjësit e tjerë të sektorit publik qysh më herët, ndërsa punonjësve të kujdesit shëndetësor u është kërkuar vaksina qysh në prill.
Certifikata kërkohet për hyrjen edhe në bare, restorante, kinema dhe stadiume futbolli.