Kufizimet kundër koronavirusit nuk janë mirëpritur në Zelandën e Re.Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshet dhe rrugët kryesore duke protestuar kundër masave anti-Covid të vendosura nga qeveria.
Rreth 3 000 protestuar, përfshirë dhjetëra motoçiklistë , shumica prej tyre pa maska, marshuan nëpër qendrën e Wellington.
Disa prej tyre mbanin flamuj me mbishkrimin “Trump 2020”, ndërsa kishte edhe të tjerë me slogane kundër kufizimeve si edhe kundër kërkesës së vaksinimit për mësuesit.