EMA: Rastet e variantit Omicron më të lehta

CORONAVIRUS



Të dhënat paraprake sugjerojnë se rastet e variantit Omicron duken kryesisht të lehta, deklaroi kreu i task forcës për vaksinën kundër Covid-19 në Agjencinë Evropiane të Mjekësisë (EMA), Marco Cavaleri.

Cavaleri theksoi nevojën për të mbledhur më shumë prova për të përcaktuar nëse spektri i ashpërsisë së sëmundjes së shkaktuar nga Omicron është i ndryshëm nga ai i të gjitha varianteve që kanë qarkulluar deri më tani.

“Vetëm koha do ta tregojë. Në këtë fazë nuk kemi të dhëna të mjaftueshme që tregojnë ndikimin e variantit Omicron në efikasitetin e vaksinave të miratuara, por ne jemi duke monitoruar dhe mbledhur vazhdimisht prova.

Kompanive që tregtojnë vaksinat kundër Covid-19 u kërkohet të dorëzojnë rezultatet e testeve laboratorike për të përcaktuar nivelin e neutralizimit për variantin Omicron”, tha Cavaleri.



Skip to toolbar