Aksident i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë/ Humb jetën 45-vjeçari

Më të fundit


Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë pesë automjete. Si pasojë e përplasjes, një 45-vjeçar ka humbur jetën në vendngjarje.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 05:20, shtetasi Hysen Balla, 45 vjeç, është përplasur me një kamion. Përplasja ka rezultuar fatale për 45-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Pas përplasjes së parë, në aksident janë përfshirë edhe tre automjete të tjera, me drejtues shtetasit G. L., 59 vjeç dhe J. I., 34 vjeç, si dhe pesë pasagjerë. Të gjithë personat e përfshirë në këtë pjesë të aksidentit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Ndërkohë, shtetasja A. V., e cila dyshohet se ka qenë drejtuese e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja. Ajo është shoqëruar nga Policia për të dhënë shpjegime dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhen grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për dokumentimin e plotë të aksidentit.



Skip to toolbar