Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dorëzon në SPAK materiale të tjera shtesë të cilat provojnë abuzimet në lidhje me aferën e inceneratorëve. Materialet shtesë që i dorëzohen SPAK-ut janë për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe të Fierit.
Në shkresën dorëzuar SPAK, kryetarja e LSI shprehet se mbetet e hapur për të bashkëpunuar me këtë organ në mënyrë që të kontribuojë për një hetim sa më objektiv të kësaj çështjeje.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar më herët tre padi, të shoqëruara me dokumente për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe Fierit.
Provat e reja që LSI ka depozituar sot në SPAK vijnë vetëm dy ditë pas arrestimit të ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, nën akuzën e shpërtorimit të detyrës dhe korrupsionit me koncesionin e Elbasanit.