Interpoli e kërkonte për grabitje të armatosur, shqiptari kapet i fshehur në Patra të Greqisë

AKTUALITET


Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është prangosur nga policia greke në qytetin e Patrës, në zbatim të një urdhër-arresti të lëshuar nga Interpol Tirana.

I dyshuari kërkohej nga autoritetet shqiptare për veprën penale të “vjedhjes me armë”, ngjarje e kryer në territorin shqiptar.

Aksioni për ndalimin e tij u realizua nga oficerët e Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Patra.

I arrestuari është dërguar menjëherë pranë Prokurorisë së Apelit të Patras, ku kanë nisur zyrtarisht të gjitha procedurat e nevojshme ligjore me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku pritet të përballet me organet e drejtësisë.



Skip to toolbar