Dy persona kanë hyrë në orët e para të mëngjesit në muzeun kushtuar piktorit francez Pierre-Auguste Renoir, në Cagnes-sur-Mer, duke grabitur katër vepra arti me vlerë të përllogaritur rreth 9 milionë euro, përfshirë një prej pikturave që është hedhur nga autorët gjatë arratisjes.
Grabitja ndodhi pak para orës 06:00 të mëngjesit në muzeun e Renoir në qytetin jugor francez të Cagnes-sur-Mer, në rivierën franceze, raportoi “The Guardian”.
Sipas autoriteteve lokale, dy hajdutët u kapën nga kamerat e sigurisë së qytetit dhe janë ndjekur nga policia, por kanë arritur të largohen.
Kryetari i bashkisë, Bryan Masson, tha se dy personat u identifikuan përmes sistemit të videokamerave dhe, gjatë arratisjes, hodhën një prej veprave të vjedhura.
Muajin e kaluar, agjencia evropiane e zbatimit të ligjit Europol paralajmëroi se hajdutët e artit po përdorin metoda gjithnjë e më të dhunshme.


