Dy persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit për sasinë e kokainës së kapur mbrëmjen e djeshme në një kontenier në portin e qytetit bregdetar.
Në pranga janë vendosur shtetasi A.F. 30 vjeç, administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës në Brazil ku u gjet droga.
Gjithashtu është arrestuar edhe 39-vjeçari me iniciale E.V. me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani.
Mbrëmjen e djeshme në portin e Durrësit, është gjetur një ngarkesë me 40 pako kokainë brenda një kontenieri me mish pule.
Kokaina me peshë 45.5 kg vinte nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut.