Zbardhen të tjera detaje nga zjarri në pallatin në Astir.
Raportohet se shënjestër e zjarrit ka qenë një makinë tip “Range Rover” e parkuar në garazhin e pallatit.
Mjeti luksoz është në pronësi të vëllait të biznesmenit dhe ndërtuesit Sino Llanaj, i cili është edhe pronar i pallatit.
Ndërkohë, ekspertët anti-eksploziv të RENEA-s po verifikojnë nëse mjetit tip “Range Rover”, ku ka nisur edhe fillimisht zjarri, i është vendosur ose jo lëndë plasëse apo i është hedhur lëndë djegëse. Dyshimet e para janë për lëndë djegëse.