Në 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Luftën e Kosovës, ministri shqiptar për diasporën, Pandeli Majko ka postuar një urim në facebook, por edhe ka ngacmuar kryenistres serbe, Brnabiç. Pak ditë më parë ajo i quajti shqiptarët njerëz të zbritur nga mali e të dalë nga pylli me të cilët s’merresh dot vesh.
Ndërsa Majko e mbyll urimin për Kosovën me fjalinë: “Të përshëndet nga Tirana një nga “barbarët e zbritur nga pylli”, duke cituar me humor kryeministren serbe.
“Në këtë përvjetor të 20 të Luftës së Kosovës ndjek me dëshirë e mall mbritjen në Prishtinë të miqve të shqiptarëve në ditë të vështira. Presidenti Klinton dhe Zonja Ollbrajt së bashku me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe Toni Bler janë ndër protagonistët kryesorë të cilët shënuan kthesën e historisë për shqiptarët.
Ata që dhanë jetën vlen të kujtohen me peshën e heshtjes së lirisë. Të gjithë ne të tjerët bëmë veç detyrën. Ta gëzosh lirinë Kosova ime.
Të përshëndet nga Tirana një nga “barbarët e zbritur nga pylli”, shkruan Majko.