Emrat/ Arrestohet drejtori i postës së Dibrës dhe zyrtari i lartë, ja për çfarë akuzohen

AKTUALITET


Me kerkese te prokurorise se dibres eshte arrestuar drejtori i postes se ketij qyteti Ilir Vraniçi dhe shefi i zyres Xhevdet Doda.

Keta dy persona akuzohet per shperdorim detyre . Prokurorja Xhoana Mehmetaj ka firmosur urdher arrestin edhe punonjesin e postes Gazmir Hasi i cili akuzohet per vjedhje duke shperdoruar detyren dhe falsifikim dokunetash. Ky person sipas hetimeve ka vjedhur pensionet rreth 6 milion leke te reja nga pensionet e qytetareve.

Gazmir Hasi ka mundur ti shpetoje policise pasi ende nuk eshte arrestuar. Dy shefat e ti drejrori i postes dhe shefi i zyres akuzohen se nuk e kane pikasur vjedhjen edhe pse ne dokumetacionet e plotesuara nga Hasi ka parregullsi.

Sipas hetimeve ata kane pasur dijeni per veprimet e vartesit te tyre. E gjitha parregullsia sipas veprimeve hetimore te kryera dyshohet se kane ndodhur ne periudhen janar-maj te ketij viti.

Njoftimi i policisë Dibër:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Delivery”.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 2 shtetas që shpërdoruan detyrën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Delivery”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi dhe ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

I. V., 64 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë kryetar i degës postare Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;

Xh. D., 64 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë kryetar i Zyrës së Shërbimeve dhe Marketingut në degën e Postës Shqiptare në Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, i kanë shkaktuar degës postare Dibër, një dëm ekonomik në vlera të konsiderueshme monetare.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit G. H., 33 vjeç banues në njësinë administrative Kastriot, ish-punonjës i shërbimit postar në njësinë administrative Kastriot, Dibër, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, pasi dyshohet se ka vjedhur masat e pensionit dhe të ndihmës ekonomike, si dhe ka falsifikuar mandat-pagesat duke firmosur në emër të përfituesve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar