FMN: Në 18 muaj, inflacioni më i fortë se 5 vite bashkë! Bota do përballet me recesion

EKONOMI


Kostoja e jetesës në 18 muajit e fundit është më e fortë sesa kostoja mesatare globale e 5 viteve të mëparshme të kombinuara. Ky është konkluzioni i fundit i nxjerrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, pas një analize të kryer për inflacionin global.

Vetëm inflacioni i ushqimeve ka gërryer standardet globale të jetesës në të njëjtin ritëm si inflacioni i të gjithë konsumit në pesë vitet përpara pandemisë”, thotë FMN.


E njëjta situatë përshkruhet edhe për shtrenjtimin e çmimit të energjisë, të cilat po ndikojnë edhe në shtimin e kostove të transportit. Për vitin 2022 institucioni ndërkombëtar pret së inflacioni të jetë 6.6% në ekonomitë e përparuara dhe të arrijë 9.5% në vendet në zhvillim. Këto parashikime janë në rritje në raport me shifrat e publikuara pas nisjes së luftës.

Për këtë arsye kërkohet që zbutja e inflacionit me masa të orientuara kryesisht drejt grupeve vunerabël duhet të jetë prioriteti i politikë-bërësve. Në analizë evidentohet si rrezik edhe rritja e normave të interesit që po aplikojnë shumë banka qendrore për të mbajtur nën kontroll inflacionin, pasi sipas ekspertëve të FMN mund të godasë ekonominë globale.




Skip to toolbar