Cassano kundër Ronaldos: Të tërhiqet nga futbolli! Nuk futet te më të mirët në histori

Më të fundit


Ish-sulmuesi italian, Antonio Cassano, nuk i ka kursyer kritikat për lojtarin portugez, Cristiano Ronaldo.

Cassano ishte i ashpër në deklaratën e tij, duke thënë se 37-vjeçari duhet të tërhiqet, ndërsa shtoi më tej se Ronaldo nuk është një nga më të mirët në histori.

“Një djalë si Cristiano duhet ta dojë veten, nëse nuk mund të japë më, duhet të tërhiqet. Është një rregull në të gjitha sportet. Të terhiqet dhe kaq!

Ai ka fituar gjithçka, ka qenë një fenomen, ka bërë shumë para, por tani nuk është më titullar te Manchester United. Cristiano Ronaldo nuk është një nga më të mirët në historinë e futbollit”, u shpreh Cassano.



Skip to toolbar