“Finalja e vogël” Marok-Kroaci/ Sot sfida për vendin e tretë dhe të katërt në ‘Katar 2022’

Më të fundit


Botërori i Katarit ka ardhur drejt fundit me finalen Argjentinë-Francë që do të vendosin se kush do të jetë Kampioni i Botës. Por përpara saj luhet sfida për medaljen e bronzit, midis Kroacisë dhe Marokut të cilat do të përballen me njëra-tjetrën në stadiumin “Khalifa International”, në orën 16:00.

Të dyja këto kombëtare u cilësuan surprizë për ardhjen e tyre deri këtu, të cilat ndodheshin që të dyja në grupin F, ku lanë pas Belgjikën dhe Kanadanë.


Më pas ballkanasit mundën me penallti Japoninë në fazën e 1/8-ave dhe më pas surprizuan botën duke eliminuar po me penallti Brazilin në çerekfinale. Në gjysmëfinale ishte Argjentina ajo që i mposhti me rezultatin 3-0.

Nga ana tjetër, Maroku shkroi historinë si kombëtarja e parë afrikane që arrin gjysmëfinalet e një Botërori. Në fazën e 1/8-ave afrikano-veriorët eliminuan Spanjën me penallti dhe më pas në çerekfinale Portugalinë e Ronaldos me rezultatin 1-0. Në gjysmëfinale ata u eliminuan nga Franca me rezultatin 2-0.

Të dyja priten të dhurojnë shumë emocione në fushën e blertë për të marrë medaljen e nderit.

KROACI – MAROK 16:00 “KHALIFA INTERNATIONAL”




Skip to toolbar