Opozita nisi ditën e premte “luftën” e saj institucionale me anë të kryerave të bashkive që janë zgjedhur nën siglën e opozitës, duke ushtruar presion ndaj KZAZ-ve dhe KQZ-së, që të lirojë ambientet që administrohen nga këto bashki, me arsyetimin se nuk ka zgjedhje më 30 qershor. Përballë këtij kërcënimin të opozitës, ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili përmes një statusi në twitter, u ka bërë thirrje kryebashkiakëve demokratë të mos bëhen viktimë e katërshes Sali,Ilir, Luli dhe Mona, që kërkojnë të pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve.
“Kryebashkiakë demokratë!Mos bini viktimë e katërshes SB/IM/LB/MK duke nxjerrë pengesa për zgjedhjet. Referojuni ligjit jo hallit të tyre të madh e as zhurmës së tyre të kotë. Nuk ju nxori PS nga gara po ata dhe ata duhet të përgjigjen para jush, jo ju para tyre. Ligji s’ka mëdyshje” shkruan Rama