Vendimi për pezullim të prokurorimeve, Ademi: Antikushtetues

POLITIKË


Pak ditë më parë Qeveria miratoi vendimin për pezullimin e përkohshëm të fillimit të procedurave të prokurimit për të gjitha bashkitë nga 1 deri më 30 qershor 2019. Ky vendim është kritikuar nga kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi, e cila e ka cilësuar si antikushtetues dhe pengon bashkitë të ofrojnë shërbime për komunitetin.

“Vetëm në një emergjencë civile apo një emergjencë të llojit ekonomik apo një problemi madhor që ka shteti me financat mund të merret një vendim i tillë. Ky është një vendim antikushtetues, është në kundërshtim me ligjin funksional të qeverisjes vendore, është në kundërshtim me ligjin për financat vendore dhe me kartën europiane për autonominë vendore. Ky vendim i bllokon të gjithë, bllokon punë e përditshme për shërbimet që janë themelore” – tha Ademi





Skip to toolbar