Plagosja në Lezhë pas sherrit mes të rinjve! Detaje: U dëgjuan tre të shtëna

AKTUALITET


Aleks L. 22 vjeç është i riu që mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Lezhë. Mësohet se plagosja me armë ndodhi pas një sherri mes disa të rinjve.

Të paktën tre të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar nga dëshmitarët. Në vendngjarje shkoi policia ku bëri rrethimin e zonës dhe mblodhi provat në skenën e krimit.

Aty nuk mundi të gjente asnjë prej personave të përfshirë pasi ishin larguar. Por policia u njoftua më vonë nga spitali që aty kishte shkuar për ndihmë mjekësore një person, pikërisht 22-vjeçari Aleks L.

Hetimet vijojnë për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë dhe për të zbardhur shkaqet e sherrit.



Skip to toolbar