Nga sulmi brenda ambiente të një shkollë në Austri, mbetën të vrarë 10 persona dhe u plagosën 11 të tjerë. Autori i sulmit, një 21-vjeçar, ishte i armatosur me një pushkë dhe një pistoletë të llojit Glock, dhe më pas u vetëvra brenda ambienteve të shkollës.
Policia njoftoi se në banesën e tij u gjet edhe një bombë artizanale, si dhe një letër lamtumire ku i riu shkruante se ishte ndjerë i bullizuar. Po ashtu, kishte regjistruar një video tronditëse për nënën e tij, pak para se të kryente sulmin, ku deklaronte se po vepronte “me vullnet të lirë”.
Sipas autoriteteve, viktimat janë gjashtë vajza, tre djem dhe një grua. Të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Pamjet amatore të publikuara nga vendngjarja tregojnë momente paniku, me nxënës që vraponin për të shpëtuar ose fshiheshin nëpër klasa, ndërsa në sfond dëgjoheshin të shtënat me armë zjarri.Forcat speciale të policisë ndërhynë menjëherë, duke hyrë të armatosura në godinën e shkollës për të neutralizuar sulmuesin. Ai u gjet i vetëvrarë në një nga tualetet e shkollës.
Për shkak të kësaj tragjedie, autoritetet austriake kanë shpallur tri ditë zie kombëtare.