Ilir Meta ka hyrë në muajin e 9-të të burgut, dhe doktori u kujtua për aleatin e tij, pasi SPAK i zgjati hetimin, dhe lejen e qëndrimit. Berisha e ngushëlloi, dhe e dekoroi, sic ka qejf ish-Presidenti, si hero.
“Dëshmon frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga Ilir Meta. Ajo është identike me urrejtjen e babait të tij xhelat, që firmosi në gusht të vitit 1988, varjen në litar të kundërshtarit politik, Havzi Nela. Ajo është e njëjtë me dajon e tij xhelat, Spiro Koleka, që kërkonte me 11 dhjetor të vitit 1990, tanket dhe mitrolozët mbi studentët.”
Por zgjedhjet e 11 majit sot mbushin 1 muaj. Doktori pas trenit bullgar të votave socialiste, nxori vagonat bosh të votave të demokratëve.
Ai akuzoi se votuesve të tij iu morën kartat e identitetit para zgjedhjeve.
“Element që privon të drejtën e votës, ose i kanë plotësuar vetë pastaj, kanë votuar vetë”
Por doktori s’ka ndërmend të mbledhë demokratët për të 40-tat e farsës. Ai pret vetëm përpjekje.
“Pse kush ia sjell kryetarit këto, i mbijnë nga qielli?”
Sepse, ai nuk njeh vdekje.
“Nuk ka moshë kurrë mbrojtja e së vërtetës. Duhet ta mbrojë deri orën e fundit të jetës së tij pavaresisht çmimit që paguan. Po mos bëheshin këto konferenca, do lexoje poezi të llumit intelektual të himnizonin mandatin e katërt. S’po qëndroj kot kundër unë”