Arrestimi i ish-policit për Banjskën/ Bashkëshortja: Serbia e mban padrejtësisht, Kosova të reagojë

KOSOVA


Bashkëshortja e ish-policit Arbnor Spahiut, Arieta Spahiu publikisht i ka kërkuar presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe institucioneve të vendit që të reagojnë për arrestimin e tij i cili po akuzohet nga Serbia për “vrasje të rëndë” në Bansjke.

Ne nje dalje per televizionin Dukagjini ne Kosove ajo ka delaruar se bashkeshorti I saj më shumë se kurrë tani ka nevojë për përkrahje, e që deri më tani të gjitha institucionet kanë heshtur.

“Kërkoj publikisht që të merrni një qëndrim, të flisni dhe të ndërmerrni hapa konkretë për të adresuar rastin e bashkëshortit tim dhe të tjerëve si ai.
Arbnori ka kontribuar për sigurinë e Kosovës për vite me radhë. Dhe sot, kur ai ka më shumë se kurrë nevojë për përkrahje, është lënë në heshtje. Asnjë institucion nuk ka reaguar. As Presidentja e vendit, as Kuvendi, as askush tjetër. Dhe kjo heshtje është një dhimbje tjetër për familjen time.” -deklaron bashkeshortja e ish efektivit te policise se Kosoves.

Sipas saj, bashkeshorti Spahiu duhet të kthehet në shtëpi dhe se ai nuk është fajtor, por nje hero i heshtur i këtij vendi.

Nje apel ajo e ka patur edhe per mediat, shoqerine civile dhe të gjithë njerëzit me ndërgjegje.

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, është një prej disa policësh ose ish-policësh që e kanë gjetur veten prapa hekurave në Serbi.

Pas ketij qendrimi, nga Zyra e Presidences deklarojne se kane nisur bisedimet me zyren nderlidhese ne Serbi dhe vendet e Quintit.

Spahiu u ndalua me 7 qershor  në pikën kufitare nga Hungaria në Serbi.

Autoritetet e drejtësisë atje i shqiptuan masën e paraburgimit prej një muaji, nën dyshimet se ka kryer “vrasje të rëndë”.

Dyshimet lidhen me incidentin në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – ku një grup i serbëve të armatosur ka sulmuar policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në përleshjet me armë që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Por, sipas një konfirmimi nga Policia e Kosovës Spahiu ne ate kohe nuk ka qenë pjesëtar i policisë – ai “ka dhënë dorëheqje vullnetare në vitin 2022.



Skip to toolbar