Tensionet në veri të Kosovës dhe zgjidhja politike për shmangien e një përshkallëzimi të konfliktit ishte temë e diskutimit në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla.
Sipas analistit Mentor Nazarko, qëndrimi i Kurtit ka çuar në përplasje jo vetëm me SHBA-në, por edhe me partnerët e evropianë. Nazarko u shpreh se Kurti tashmë ka dhënë shenja tërheqje.
‘Përplasjet e politikanëve të Kosovës apo edhe të Shqipërisë ndikojnë në popullaritetin e me amerikanët. Qëndrimi i Kurtit ka çuar në një linjë përplasje, distancimi, jo vetëm më SHBA, por edhe partnerët perëndimor. Kjo ndikon në krijimin e një frymë anti-perëndimore. Duhet pranuar se ka shenja tërheqje. Nuk është gjithçka e zezë ashtu siç duket. Kurti po jep shenja tërheqje. Ne si komb e kemi fuqinë më të madhe ndërkombëtare kur veprojmë në sintoni me njëri tjetrin. Liderët e partive të opozitës të kompleksuar nga fryma e përgjithshme nuk mbajnë qëndrime.’- u shpreh Nazarko.
Sipas analistit Edvin Kullurit, veprimet e Kurtit shiten si nacionaliste, por ka një qasje te ekzagjeruar ndaj fuqive të mëdha.
‘Albin Kurti e ka të qartë se kush mund ta zëvendësoj influencën SHBA-së në Ballkan. E kanë të qartë se me çfarë po luajnë. Veprimet e Kurtit shiten si nacionaliste. Një vend i vogël a mund të ushtrojë një qasje nacionaliste. Kurti ka një qasje të ekzagjeruar, post marksist ndaj fuqive të mëdha. Janë të strukturuar për të sulmuar fuqitë e mëdha.’- tha Kulluri.
Për analistin, Frrok Çupi, Kurti dhe Osmani kanë tentuar që të ndezin një revolucion anti-amerikan, e sipas tij kryeministri i Kosovës, po godet edhe moralin e kombit shqiptar.
‘Goditja që i ka dhënë Kurti tërë politikës perëndimore në këtë pikë të botë është fatale. Amerika po sulmohet për të sulmuar themelet e Kosovës. Edhe Kurti dhe Osmani i kanë tentuar me forcë të madhe që të ndezin një revolucion anti-amerikan. Kurti po godet edhe moralin e kombit shqiptar. Shtetin e Kosovë se bën të pabesueshëm për aleatët dhe partnerët. Më thoni për një shtet të perëndimit që mund të besojë Kosovën.’- u shpreh Çupi.