Zgjedhjet e 30 qershorit, nisin fërkimet e para. Shkodër, sherr për KZAZ-në

AKTUALITET


Një përplasje fizike ka ndodhur të hënën në Shkodër mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe policisë në KZAZ-në numër 2.

Kjo ka ndodhur për shkak se përfaqësuesit e PD-së nuk kanë lejuar anëtarët e KZAZ-së që të futen në godinë.

Është dashur ndërhyrja e policisë, por situata është agravuar. Ka pasur edhe përplasje fizike mes përfaqësuesve të PD-së dhe efektivëve të policisë.

Më herët kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi i dërgoi një letër KQZ-së përmes të cilët kërkoi lirimin e ambienteve të KZAZ-së me argumentin se zgjedhjet nuk do të zhvillohen në 30 qershor bazuar në dekretin e presidentit Meta, i cili anuloi datën e zgjedhjeve.

KZAZ numër dy në Shkodër, ndodhet në ambientet e Pallatit të Sportit. Ky është incidenti i parë që ndodh në kuadër të zgjedhjeve të 30 qershorit.



Skip to toolbar