Kërcënim ndaj Bashës? Meta kërkon sqarim nga SHISH Garda e Republikës

AKTUALITET


Presidenti Meta ka thirrur në një takim urgjent kreun e SHISH dhe Komandantin e Gardës së Republikës, pasi ka dyshime për cenimin e sigurisë së kryedemokratit Basha. Meta është vënë në lëvizje pas letrës së Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gamzend Bardhi ministrin Lleshaj, ku fliste për një takim që sipas tij ka ndodhur të premten në orën 15:00 mes Lleshajt dhe një punonjësi të gardës, njëherazi shoqërues i kryedemokratit Basha.

Sipas Bardhit, gardisti i ka treguar se në takimin në zyrën e Lleshajt, ministri i ka thënë që lideri demokrat është i rrezikuar dhe se gardisti Feim Dollapi do duhej t’i thoshte verbalisht nëse Basha do të kërkojë masa shtesë.


Menjëherë pas publikimit të letrës së Bardhit, Presidenti Meta ka thirrur në takim Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo dhe Komandantin e Gardës së Republikës, Gramoz Sako. Burimet pranë Presidencës thonë se është diskutuar mbi informacionet që këto institucione kanë mbi sigurinë e kreut të opozitës, Lulzim Basha, por ende nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi këtë çështje.




Skip to toolbar