Të tjera parcela me kanabis në Krujë, “Territori i pastër” vijon punën

AKTUALITET


Të tjera parcela me lëndë narkotike kanabis sative janë zbuluar në fazën e 26-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër” në zonën e Krujës dhe fshatrave përreth.

Në njoftimin e saj për këtë rast, policia bën me dije se u asgjësuan nëpërmjet djegies 480 bimë narkotike kanabis sativa, të cilat u zbuluan në territoret e fshatrave Kroi i Madh, Mafsheq, Shqezë, Krastë dhe Picragë.

Bimët narkotike ishin mbjellë në zona malore më pyll, ndërkohë që në operacion u përfshinë 17 grupe kontrolli me 140 punonjës policie dhe u përdorën 11 dronë.

Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.



Skip to toolbar