Një dite pasi Beogradi shqetësohej pse Turqia mbronte Kosovën duke i mundësuar dronët Bajraktarë TB-2, Prishtina hap front te re përplasjeje, pikërisht me Turqinë.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim ish-shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashin lidhur me rastin e njohur si “Gylenistët”.
Dënimi i Gashit lidhet me dëbimin e gjashtë shtetasve të Turqisë që kishin leje qëndrim dhe leje pune në Kosovë. Ai u shpall fajtor për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke rekomanduar revokimin e lejeve të qëndrimit, me arsyetimin se ata paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare, fakt që sipas prokurorisë nuk është provuar.
Aktakuza u ngrit pasi më 29 mars të vitit 2018, pasi në një aksion të gjërë policia e kosovës bëri të mundur arrestimin e 6 shtetasve turq.
Dëbimi i tyre është thënë se është bërë përmes një aksioni të koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova. Gjashtë shtetasit turq të arrestuar në Kosovë dhe të dëbuar në Turqi në mars 2018, u dënuan me 56 vjet dhe 7 muaj e gjysmë burgim në total.
Ankaraja kishte kërkuar ekstradimin e tyre pas dyshimeve që ata ishin të lkidhur me Lëvizjen Hizmet e klerikut fetar turk Fethullah Gulen, të cilin presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, e fajëson për organizimin e përpjekjes për grusht shtet në Turqi, në vitin 2016.
Ky vendim i drejtësisë së kosovës pritet të nxisë konflikte më turqinë, në një kohë ku kjo e fundit mund të marrë drejtimin e Misionit Paqeruajtës të NATO-s në Kosovës.
Sekretari I Ministrisë së Brendshme Serbe deklaroi një ditë më parë se ndihma e turqisë ndaj kosovës shkon përtej dronëve. Sipas tij Ankaraja e furnizon edhe me municione të tjera teksa po trajnon edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.